Për t’i mbrojtur nga koronavirusi, Greqia do t’i vaksinojë qytetarët kundër tuberkulozit

27 maj 2020 | 11:24

Më 1 qershor Greqia do ta nisë vaksinimin e njerëzve mbi 50 vjeç për ta mbrojtur popullsinë nga një valë e dytë e koronavirusit. Është një vaksinë ekzistuese e rekomanduar nga studiuesit në Spitalin Attikon, pasi ende nuk është gjetur asnjë vaksinë për koronavirusin e ri.

Konkretisht, ekspertët grekë, të udhëhequr nga profesori i Patologjisë-Infeksione të EKPA-së, Evangelos Giamarellos, kanë marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave (EOF) për të filluar më 1 qershor programin e vaksinimit me vaksinë tuberkulozi. Kjo fushatë vaksinimi do të vazhdoje deri në muajin shtator.

Programi është i hapur për njerëzit mbi moshën 50 vjeç, të cilët kanë sëmundje koronare të zemrës, sëmundje pulmonare obstruktive kronike ose janë në rrezik të lartë.

Vaksinimi do të bëhet në 4 spitale në Athinë, por edhe në spitalet në Selanik, Patras, Janinë, Alexandroupolis, Imathia, Ptolemaida, Nafplio dhe Corinth. /Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka…