‘Për trimëri e heroizëm’, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj
28 qershor 2026
| 13:31
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Metaj.
Metaj, i cili ndodhet në arrest shtëpiak pas një përleshje në Magure është vizituar nga kreu i OVLUÇK-së, me ç’rast ka pranuar edhe dekoratën.
Gucati mes të tjerash i ka uruar shërim të shpejtë Bekim Metajt për lëndimin e tij në dorë.
Në fshatin Magure, dyshohet se një grup personash të komunitetit rom kishin sulmuar fqinjin e tij, Skender Shahinin ku në mbrojtje i kishte dal Metaj.



