Për vetëm 274 vota diferencë, Thaçi zgjidhet kryetar i Obiliqit

10 nëntor 2025 | 10:45

Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq për të herë të parë Komunën e Obiliqit. Kjo pasi që kandidati i VV-së në këtë komunë, Halil Thaçi mposhti Xhafer Gashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas KQZ-së, Thaçi siguroi 51,09% apo 6,441 vota ndërsa Gashi siguroi 48,91% apo 6,167 vota.

Numri i votuesve në Listën e Votuesve në këtë komunë ishte 26,210 votues ndërsa pjesëmarrës në këto zgjedhje ishin 12,837.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar…