Përarim Rama: Beka tha që më mbështet bashkë me AAK, nuk kemi marrëveshje, është përkrahje
31 tetor 2025
| 23:41
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar detaje nga takimi i sotëm me Bekë Berishën.
Rama tha se mori mbështetje nga Berisha, por që marrëveshje nuk kanë.
“Sot pata një takim të këndshëm, Beka më tha “kryetar smart city po më pëlqen”, më kanë ndëgju tu e spjegu çfarë impakti pozitiv ka në infrastrukturën e Prishtinës.
Tha të përkrahi, nuk kemi marrëveshje, por tha që jemi pas teje me gjithë AAK-në. Nuk duhet të kemi inate”, tha Rama në RTV21.



