Përballja me koronavirusin, BE-ja do të ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën

06 prill 2020 | 15:35

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka bërë me dije se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovë me asistencë financiare prej 160 milionë eurosh, në luftën kundër koronavirusit.

Apostolova ka bërë me dije se këtë shumë të ndihmës ia ka konfirmuar ministrave Besnik Bislimi dhe Rozeta Hajdari.

“Më shumë se 160 milionë euro Bashkimi Evropian do të mund të ndajë për Kosovën, në kuadër  të asistencën makrofinanciare. Ato do të ndahen në periudhën prej 2-6 muaj, për sektorin e bujqësisë, sektorin privat si dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar Apostolova në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se Miroslav Lajçak…