Përballja ndaj Realit, deklarohet trajneri i Chelseat

18 mars 2022 | 13:09

Chelsea do të përballet me Realin e Madridit në sfidat çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas shortit ka reaguar trajneri gjerman i Chelseat, Tomas Tuchel, i cili u shpreh: “Është ndeshje e vështirë. Nuk mund të ketë asgjë më të vështirë se të përballesh në kthim në ‘Bernabeu’ me fansat e tyre, por është dhe gjithashtu një simulim i madh. Do të jetë një sfidë emocionuese, edhe e vështirë”.

Gjithashtu ai foli dhe për disavantazhin e Chelseat, që nuk do të ketë tifozë në sfidën e parë.

“Këto ndeshje janë bërë për fansat. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje deri në atë datë. Nuk e di sa do të jenë mundësitë, por e di që këto ndeshje janë bërë për tifozët”, ka shtuar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbjet shkatërruese të jetëve dhe pasiguria në rritje e kanë…