Përcaktohen gjysmëfinalet: Italia përballet me Portugalinë, Franca me Belgjikën

27 maj 2025 | 12:42

Janë përcaktuar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-17 “Shqipëri 2025”. Franca do të përballet me Belgjikën, ndërsa Italia me Portugalinë.

Mbrëmjen e sotme u luajtën edhe ndeshjet e fundit në Grupin B, ku pas Italisë, biletën tjetër për në gjysmëfinale e siguroi Belgjika.

Italia triumfoi edhe në ndeshjen e tretë ndaj Belgjikës me rezultatin 2-1 në “Niko Dovana”. Belgët shënuan të parët, ndërsa axurrët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë.

Në sfidën tjetër të Grupit B, Anglia mundi 4-2 Çekinë në “Egnatia Arena”, por nuk arriti të kualifikohej, pasi vendin e dytë e siguroi Belgjika falë golavarazhit më të mirë.

Italia e mbylli Grupin B në vendin e parë me 9 pikë, Belgjika dhe Anglia me nga 4 pikë, ndërsa Çekia në vendin e fundit me 0 pikë.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-17 “Shqipëri 2025” do të luhen më 29 maj në “Arenën Kombëtare” dhe “Elbasan Arena”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E propozuara për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena…