
Përçarja e Evropës e forcon Putinin
Lulëzim ETEMAJ
Gjermania e ka ritheksuar këto ditë se do të vazhdojë të blejë gaz dhe vaj nga Putini; “die Weltwoche“ e Zvicrës, që e kishte cilësuar Putinin si “të keqkuptuar“, e lavdëron bundeskancelarin gjerman: “Olaf Scholz është duke bërë punë të mirë.
Ai po tregohet i përmbajtur“; Hungaria, me në krye shefin kontraverz të rizgjerdhur të shtetit, Viktor Orban, ka njoftuar se do të paguaj energjinë ruse sipas dëshirës së Putinit, me rubla; një pjesë e shteteve të BE-së i kanë pëzënë diplomatët e Putinit, ndërsa një pjesë e tyre jo.
Fashisti Putin, siç duket është duke ia arritur qëllimit për ta përçarë Evropën. Përçarja e saj e forcon atë dhe luftën e tij shfarosëse kundër popullit të Ukrainës.
Duke blerë gazin dhe vajin rus, qytetarët e Evropës do të paguajnë tani për tani më pak për to. Dhe, kështu ata s’do të sakrifikojnë asgjë nga standardi i tyre jetësorë. Porse, ky çmim, më i lirë, vlenë vetëm përkohësisht.
Çmimi i përçarjes së Evropës përballë Putinit do të jetë mbi çdo çmim tjetër. Ai do të paguhet sot. Nga kjo gjeneratë. Ai është çmimi që Ukraina po e paguan padrejtësisht çdo ditë.
Nuk mjafton vetëm ta quash Putinin krimenel lufe. Duhet ndaluar financimin e luftës së tij përmes blerjes së vajit dhe gazit rus.
Nesër do të jetë vonë për gjithçka.