I jepet lamtumira e fundit aktorit Art Kurti

25 prill 2018 | 19:55

Në varrezat e Tyrbes “Sheh Fetahu” iu është dhënë të mërkurën lamtumira e fundit aktorit 23-vjeçar Art Kurtit.

Art Kurti u gjet i vdekur një ditë më parë në një veturë, saktësisht në fshatin Goden të Gjakovës.

Dyshimet e para sipas raporteve të policisë çojnë në aktin e tij të vetëvrasjes.

Për të nderuar veprimtarinë e Art Kurtit, në Sallën e Kulturës në Gjakovë është mbajtur një mbledhje komemorative.

Motra e Art Kurtit, Mirjeta, ka ndarë dhimbjen e saj me të pranishmit, ndërsa dhe ka ndjerë keqardhje ngase nuk arriti të bënte më shumë për mbrojtjen e vëllait të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj po merr pjesë në samitin…