
Përditësohen të dhënat për hyrje/daljet nga Kosova
13 gusht 2025
| 08:24
Është reduktuar koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë qytetarët presin deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë rreth 20 minuta. Pritje deri në 20 minuta janë regjistruar edhe në dalje tek Dheu i Bardhë.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje janë më të shkurtra, nga 1 deri në 5 minuta.
