Perezi paralajmëron Verstappenin: Do të veproj ashtu sikurse bëri Rosbergu me Hamiltonin

03 maj 2023 | 15:45

Fitorja e meksikanit Sergio Perez në garën e Baku ka rritur shanset e tij për të fituar titullin kampion në Formula 1 këtë sezon. Ai korri fitoren e dytë sezonale dhe është 6 pikë pas shokut të tij të skuadrës Max Verstappen.

Të dy pilotët e Red Bull kanë të njëjtën makinë, ndaj Perez shpreson që këtë vit të thyejë tabunë e të triumfojë në fund. Perezi shpreson të përsëritë atë që Nico Rosberg bëri me Lewis Hamilton në vitin 2016, kur gjermani u shpall kampion bote për pilotë në një duel të fortë brenda familjes.

Marrëdhënia mes Perezit dhe Verstappenit nuk është shumë e mirë, sidomos pas fundit të sezonit të kaluar, kur holandezi nuk ndihmoi shokun e skuadrës të dilte i dyti në botëror.

“Mes meje dhe Max ka shumë respekt. Këtë sezon po shtyjmë të dy në maksimum për të fituar e mundur njëri-tjetrin në pistë. Unë kam po aq dëshirë të fitoj titullin sa edhe Max dhe do të vazhdojmë të duelojmë në pistë në do garë. Fitorja në Baku më motivon më shumë, pasi ka ende shumë gara përpara. Shpresoj të fitoj titullin ashtu sikurse bëri Rosberg me Hamilton”, u shpreh Perez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Ukrainës ka ka reaguar pas akuzave të Kremlinit…