Përfaqësim i vërtetë apo përfaqësim simbolik?

22 korrik 2025 | 17:23

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës

Kuotat gjinore janë një hap i rëndësishëm drejt barazisë, por nuk mund të jenë qëllim në vetvete. Në mënyrën si janë aplikuar në rajon, ato shpesh janë përdorur për të krijuar një barazi formale. Gratë vendosen (nga burrat) në pozita jo për shkak të lidershipit të tyre apo agjencisë së tyre politike, por sepse janë të padëmshme, të kontrollueshme dhe të gatshme t’i shërbejnë pushtetit mashkullor në këmbim të një mandati. Rrugë e sipër ato përdoren edhe për të kozmetikuar imazhin e liderëve burra të partive, organizatave apo qeverive.
Por sociologjia politike e ka konstatuar që përfaqësimi i tillë nuk është përfaqësim i ligjshëm por është një formë instrumentalizimi politik dhe patriarkalizimi i sofistikuar i partive politike.
Neve na duhet një qasje tjetër: Po, ne duam 50% gra, por gra të përzgjedhura me mandat të qartë për të avancuar barazinë gjinore, drejtësinë sociale dhe ndryshimin politik.
Përfaqësimi substancial kërkon që gratë të jenë akterë që veprojnë në interes të grave të tjera, që sfidojnë narrativat patriarkale dhe që nuk përshtaten me strukturat ekzistuese të pushtetit për t’ mirëmbajtur patriarkalizma, por i transformojnë ato.
Barazia gjinore nuk vjen si dhuratë apo si dhënie nga burrat. Ajo është rezultat i organizimit, angazhimit dhe luftës politike të vetë grave.
Fundja, barazia gjinore vlen vetëm kur është një proces i thellë emancipimi. Ai proces kërkon që gratë të kenë të drejtën dhe lirinë të përfaqësojnë veten, në përputhje me interesat dhe zërin e tyre.
_****
Një kontribut i imi modest në pjesën e diskutimeve sot gjatë Ditës së PDK-së në kuadër të Javës së Gruas organizuar nga NDI Kosovo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se pse në…