Përfaqësues nga Ministria e Financave të Landit të Bavarisë vizitojnë ATK-në

17 prill 2018 | 14:59

Në Administratën Tatimore të Kosovës po qëndron një delegacion nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë, gjegjësisht nga përfaqësuesit e saj të lartë, Norbert Rossmeil dhe Rafael Haselsteiner.

Gjatë vizitës u diskutua për bashkëpunimin e ATK-së me Ministrinë Financave të Landit të Bavarisë, bashkëpunim ky i cili ka filluar në vitin 2010.

Qëllimi i kësaj vizite është që ATK-ja të paraqes fushat e rëndësishme për realizimin e objektivave strategjike të saj, që mund të realizohen me përkrahjen e vazhdueshme nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë dhe organizatën gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim GIZ.

Gjatë këtij takimi drejtori i ATK-se, Sakip Imeri, ka thënë se janë mirënjohës dhe e çmojmë shumë bashkëpunimin me GIZ-in, i cili Administratën Tatimore e ka mbështetur në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative në modernizimin e disa proceseve të punës.

Delegacioni nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë do të qëndrojë për vizitë në ATK për tri ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë…