Përfaqësues të katër federatave përfunduan me sukses kursin për administratorë të sportit
Kursi i fundit për këtë vit, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike, shënoi një tjetër pjesëmarrje të madhe gjatë dy ditëve të mbajtura në Hotel Sirius.
Përfaqësues nga federatat e basketbollit, volejbollit, badmintonit dhe muaythait morën pjesë në këtë trajnim, ku mësuan për hartimin e planeve strategjike të organizatave sportive.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë për tema të ndryshme, të zhvillojnë punë në grupe dhe të prezantojnë rezultatet e tyre. Në përfundim, ata u pajisën me certifikata të lëshuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Ligjërues në këtë kurs ishin: drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj (MEMOS XIX); anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello; si dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi.



