Përfaqësues të pakicave kritikojnë LDK-në për përjashtim nga ftesa për qeveri trancizionale

07 maj 2025 | 10:29

Elbert Krasniqi, nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), e kritikoi ftesën e kryetarit te Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, që partitë politike shqiptare të bëhen bashkë për një qeveri tranzicionale.

“Kjo qasje përjashtueshe nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, në frymën multietnike të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi, përkrah Emilija Rexhepit, nga Partia e Re Demokratike, dhe Nenad Rashiqit, nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Në konferencën e mbajtur dje, Abdixhiku bëri ftesë që partitë politike shqiptare të bëjnë një qeveri tranzicionale, pa përmendur minoritetet. Por, në letrën e tij të dërguar Albin Kurti të LVV-së, ai i përmend edhe pakicat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha,…