Përfaqësuesi amerikan në NATO vjen në Kosovë, kjo është arsyeja

13 gusht 2025 | 13:55

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneralbrigade Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i Amerikës  në detyrë në komitetin ushtarak të NATO-s.

Ambasada ka thënë se Flynn gjatë vizitës së tij në Kosovë do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet në mes të ShBA-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ai do të takohet me personelin amerikan në Bondsteel.

“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, gjeneralbrigade Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet dypalëshe të ShBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të takohet me personelin amerikan në Kampin Bondsteel që mbështet misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Kurthi i kurthuar në kurthin…