Përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese diskutojnë planit operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

10 tetor 2025 | 16:42

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt takim zyrtar lidhur me planifikimet dhe angazhimin e Policisë në zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet lokale 2025”, të cilat do të mbahen të dielën.

Në këtë takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, si dhe  menaxhmenti i lartë, në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së kolonel Gazmend Hoxha, drejtorët e departamenteve si dhe udhëheqës e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga KQZ-ja, KFOR-i, EULEX-i, OSBE-ja, zyra e BE-së në Kosovë, etj.

Të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si dhe për bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Ndër të tjera pjesë e diskutimit ishte krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së votimit të lirë për të gjithë qytetarët, si edhe inicimi e procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, ka folur për futbollistët aktualë…