Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës marrin përkrahje nga Mustafa

28 maj 19:31

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e prodhimtarisë bujqësore pas gjendjes së krijuar në vend nga Covid-19.

Gjatë takimit Mustafa i ka njoftuar ata me masat që ka ndërmarrë MBPZhR-ja për tejkalimin e sfidave të paraqitura në këtë sektor si dhe me mundësitë që ofrojnë programet mbështetëse të ministrisë për agrobizneset vendore.

“Në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe kam përcjellë zhvillimet në sektorin prodhues dhe përpunues, duke parë sfidat me të cilat po përballen dhe jemi munduar që përmes masave mbështetëse të ofrojmë përkrahje për agrobizneset vendore në zgjerimin dhe fuqizimin e veprimtarive prodhuese dhe përpunuese”, ka njoftuar Mustafa.

Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës e kanë falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe për përkrahjen e ofruar për sektorin prodhues dhe përpunues në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po vazhdon ta përdorë barin e ndaluar nga OBSh-ja,…