Përfaqësuesit e KRU ‘Prishtina’ marrin pjesë në konferencën ‘Uji Danub 2025’ në Vjenë të Austrisë

15 maj 2025 | 14:40

Në Vjenë të Austrisë është duke u mbajtur konferenca e “Ujit Danub 2025” me temën: “Duke u kthyer pas, duke parë përpara: Një përditësim i sektorit”.

Në këtë konferencë, Kosova është duke u përfaqësuar nga përfaqësuesit e shtatë ujësjellësve.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” janë duke marrë pjesë zyrtarë të lartë të ndërmarrjes të kryesuar nga Zyrtari Kryesor Financiar, Riza Spanca dhe drejtorë të bordit, Bashkim Pllana dhe Fatos Budeci.

Kjo ngjarje e rëndësishme është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Shërbimeve të Ujit në Rajonin e Lumit Danub (IAWD) dhe Banka Botërore, me mbështetje nga qeveria austriake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka dhënë një intervistë të gjatë…