Përfaqësuesit e MAShT-it optimistë se do të arrihen rezultate pozitive në testin PISA

25 mars 2018 | 13:38

Mobilizimi i Ministrisë së Arsimit, drejtorive komunale, shkollave, si dhe informacioni i shpërndarë tek nxënësit për rëndësinë e testit PISA, sipas kryesuesit të komisionit për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, Skender Susuri janë elemente që do të sigurojnë se në këtë test Kosova do të shënojë rezultate të mira.

Susuri në një intervistë për “Kosovapress” është shprehur i bindur se vendi do të rangohet më mirë sesa në vitin 2015, e kjo sipas tij është si pasojë e punës që e kanë bërë.

“Pritjet e mija personale janë shumë më të mëdha se këto që i jap unë si komision. Jam në terren dhe që 30 vjet jam duke punuar me nxënës dhe ia di psikologjinë nxënësit. Ne krahasohemi me Kosovën, me vetveten dhe nuk krahasohemi me asnjë shtet tjetër. Ne në këtë test do të jemi më mirë se në vitin 2015”, ka thënë Susuri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ua…