
Përfaqësuesit e OAK-ut diskutojnë me Aliun për problemet biznesore
Diskutimi rreth vendosjes së moratoriumit për sektorin e gurthyesve, pagesa e taksës së dyfishtë për bizneset e peshkut, asfaltimi i rrugës për bizneset në zonën në Harilaq, anëtarësimi i Kosovës në CEMT, për krijimin e lehtësirave për bizneset transportuese, trajtimi i rëndësisë së Ligjit për Tregti të Brendshme, problemet dhe ngritja e kostos për pajisjen me Karton të Gjelbër për kamion, mungesa e sinjalistikës dhe njoftimi në radio për ngarkesat në rrugë ishin disa nga pikat kyçe të cilat u trajtuan gjatë takimit të përbashkët në mes të përfaqësuesve të OAK-së dhe ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.
Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës kanë njoftuar ministrin Aliu rreth aktiviteteve dhe propozimeve konkrete të kësaj ode, duke potencuar shqetësimin e sektorit të gurthyeseve pas deklaratës publike të ministrit Aliu për vendosjen e moratoriumit për këtë sektor.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka falënderuar përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për inicimin e këtij takimi dhe ofruar përkrahjen e tij në temat e shtjelluara në këtë takim.