Përfaqësuesit e OVLUÇK-së takohen me ambasadorin turk, e informojnë për zhvillimet në Hagë

11 gusht 2025 | 13:56

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë pritur sot (e hënë) në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, ku kanë diskutuar për padrejtësitë që, sipas tyre, po ndodhin në proceset gjyqësore në Gjykatës Speciale në Hagë.

OVLUÇK-ja ka shprehur mirënjohje për ambasadorin Sabri Tunç Angili dhe shtetin turk për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe ka kërkuar që Turqia të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në këtë proces.

Kjo organizatë ka theksuar rëndësinë e miqësisë së gjatë mes dy popujve dhe shpreson në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jon Bislimi Jurist / University of Lyon III ***…