Përfaqësuesja e Kosovës në Izrael publikon foto nga ambasada në Jerusalem: Krenare dhe e nderuar

14 mars 2021 | 15:43

E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është shprehur krenare për hapjen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Demiri në llogarinë e vet në “Facebook” se është nder i madh për të që t’i shërbejë Kosovës në atë ambasadë, raporton Gazeta Express.

“Një moment vërtet krenar dhe historik për marrëdhëniet e Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jerusalem! Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”, ka shkruar ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar më herët se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e marrëveshjes së arritur në Uashington, të nënshkruar në shtator të vitit 2020.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku nga sot do të jetë kryetar i Lidhja…