Përflitej për kryetar të PDK-së, reagon Gent Cakaj: Jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike

22 qershor 2021 | 21:31

Genc Cakaj ka thënë se nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Reagimi i tij vjen pasi që këto ditë u përfol se ai mund të jetë njëri prej kandidatëve për kryetar të kësaj partie.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cakaj ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:
Një sqarim i vogël:
E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,
unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!
Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi ?,
Genti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku thotë se kjo parti duhet…