Përforcim i madh nga Feronikeli

06 dhjetor 2019 | 21:00

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli ka vazhduar vazhdën e transferimeve të reja në këtë afat kalimtar të dimrit, ndërsa i fundit që është transferuar është supertalenti, Keith Groeneveld.

“Pas negociatave jo të lehta, FC Feronikeli e ka bindur qendërmbrojtësin, Keith Groeneveld, që t’i bashkohet skuadrës. Qendërmbrojtësi ka luajtur në skuadra si Cape Town City FC, KV Mechelen dhe ishte pjesë e skuadrës së famshme Belge, Standard Lige, Groeneveld po ashtu ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U18 të Përfaqësueses së Belgjikës dhe U20 të Afrikës së Jugut”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Kujtojmë se futbollisti më parë ishte edhe njëri nga objektivat e Manchester United, trajneri Luis Van Gaal, ish-trajneri i Unitedit kishte kërkuar nga klubi që të nënshkruanin më Groeneveld, kurse ai ishte për teste edhe në Londër te ekipi i Arsenalit.

20-vjeçari me një gjatësi 1.90 cm përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mesfushor.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin me fanellën…