Përforcohen për “Play-Off”

13 mars 2018 | 15:55

Skuadrat e Superligës kanë nisur të përforcohen me lojtarë të huaj për fazën e “Play-Off”-it, e cila po afron dita-ditës.

Ky pa dyshim se ishte sezoni i skuadrave të “vogla”, të cilat po e shfrytëzojnë për mrekulli krizën e thellë të Pejës, krizën e Trepçës dhe faktin se Sigal Prishtina po luan me lojtarë vendorë e sidomos pas eliminimit nga garat evropiane.

Madje Bardhekaltrit e fituan me vështirësi Kupën e Kosovës pasi ekipet e tjera janë përforcuar dhe po përforcohen çdo ditë me lojtarë të huaj. Ekipet si Rahoveci, Bashkimi e Golden Eagle Ylli këtë sezon janë paraqitur me lojtarë të huaj. Dhe, këto skuadra mund të përforcohen ende në javët në vazhdim për t’u paraqitur sa më mirë në garat e “Play-Off”-it. Superliga e Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën finale dhe klubet kanë nisur t’i ndezin motorët. Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli të hënën i kanë paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) përforcimet e tyre. Prizrenasit e kanë transferuar basketbollistin amerikan Eric Stutz, i cili së fundmi kishte luajtur për skuadrën tjetër kosovare, Trepça, raporton “Zëri”. Kurse klubi nga Theranda është përforcuar me basketbollistin nga Kameruni, Alex Wangmene. Shtëpia e basketbollit kosovar njofton se lojtarë në fjalë mund të paraqiten për ekipet përkatëse pas plotësimit të kritereve në bazë të rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK.

Momentalisht Bashkimi gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë nga 21 ndeshje të zhvilluara, kurse Golden Eagle Ylli është i treti me 35 pikë nga 22 ndeshje. Në kampionatin e rregullt zhvillohen 28 xhiro, ndërsa më pas nisin garat e “Play-Off”-it.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma e pret në “Stadio Olimpico”, Shakhtar Donetsk nga…