
Përforcohet KB Trepça
27 dhjetor 2020
| 14:25
KB Trepça po vazhdon me ndryshimet në ekip, pas transferimeve të mëparshme dhe ndërrimit të trajnerit, tani klubi mitrovicas e ka zyrtarizuar edhe një basketbollist të ri.
Fjala është për Staphon Blair, 27-vjeçari u transferua nga ekipi Fukushima. Amerikani regjistroi një mesatare prej 11.2 pikësh, 9 kërcime dhe 0.8 asistime për Fukushiman.
“Pas rezultateve jo të pritshme deri me tani dhe pas ndërrimit të kryetrajnerit, KB Trepça ka nënshkruar me lojtarin e pozitës qendër, Staphon Blair”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.