Performanca e ATK-së vlerësohet nga Komisioni Evropian

16 shkurt 2018 | 12:46

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), si institucion i specializuar dhe me autorizime të veçantë ligjore për të parandaluar dhe luftuar ekonomin jo-formale dhe evazionin fiskal, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprime përkatëse ligjore në funksion të zbatimit të kësaj strategjie të Qeverisë. Kështu thuhet në komunikatën e ATK-së

“Kështu që ndër prioritetet e administratës tatimore, janë parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, në këtë kontest edhe i shmangies tatimore. Rezultatet e mira të arritura nga ATK, përmes  shumë aktiviteteve të zhvilluara, në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, janë vlerësuar edhe në raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Evropian. Ku thuhet se tek pjesa ku ka përgjegjësi ATK-ja, ka rënë niveli i ekonomisë jo-formale dhe është rritur niveli i të hyrave.  Krahas aktiviteteve tjera operative të ATK-së, vlen të theksohet së gjatë vitit 2017, vetëm nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë realizuar 338 aktivitete për verifikim të shmangieve tatimore, si dhe janë kryer 5 bastisje”, ëshët thënë në komunikatën e ATK-së, duke u shtuar se sa i përket dyshimeve për shmangie tatimore janë hapur 32 raste për hetime tatimore, si dhe janë zhvilluar 266 intervista me të dyshuar dhe dëshmitar për shmangie nga tatimi. “DHTI, për institucionet e zbatimit të Ligjit ka ofruar 223 informata. Veç tjerash, janë kryer 22 raporte të kontrollit dhe gjatë kësaj periudhe rezultatet nga shmangia tatimore, janë realizuar në vlerë prej: 667,014.00 euro, pa ndëshkime dhe interesa”, është thënë në komunikatën e ATK-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si rezultat i kërkesës së madhe për numra të ri…