Performanca e Gurit në Kuvend e bën ‘krenar’ Abdixhikun: Turma ra, Parisi nisi

09 korrik 2025 | 13:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është shprehur krenar me fjalimin e deputetit Paris Guri në foltoren e Kuvendit në tentativën e 44-t të seancës konstituive.

Sipas tij, prezenca e Gurit është bërë më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme, duke iu referuar deputetëve të Vetëvendosjes.

“Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’: “Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.” Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi. Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja është e bukur”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca dëgjimore në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në…