
Përfshihen nga flakët dy banesa në Gjirokastër, digjen plotësisht
18 shkurt 2024
| 17:46
Dy banesa janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Gjirokastër, ku si pasojë janë djegur plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr në banesat e dy vëllezërve Ç. Gj. dhe R. Gj.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, raporton TCh.