Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt në Durrës

11 qershor 2023 | 10:08

Lokali në pronësi të reperit Noizy është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Si pasojë e flakëve ka dëmtime të shumta brenda ambjetenve te lokalit.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Nga pamjet e publikuara në TikTok duket lokali i cili është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar edhe zonën përreth.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, në Durrës ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, rreth orës 07:00 në fshatin Biçevc të Kaçanikut, policët…