Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

24 shkurt 2024 | 10:44

Një banesë sot është përfshirë nga zjarri në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa bëri të ditur se s’ka ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në përgjigjen e saj.

Po ashtu, ajo njoftoi se në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të zyrtarizojë legalisht përdorimin e kanabis. Ligji pritet…