Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje

01 shkurt 2021 | 17:27

Në lagjen “Tophane” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga zjarri, por fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person.

Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë, duke lokalizuar zjarrin dhe evituar rrezikun.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarje”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 22 janari i këtij viti, 21 prokurorëve të Kosovës…