Përfshihet nga zjarri statuja e Budës në Kinë

26 korrik 2023 | 19:38

Një statujë gjigante e Budës është dëmtuar nga një zjarri në provincën veriperëndimore Gansu të Kinës.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan statujën në Tempullin e Madh të Budës të Qarkut Shandan të rrethuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës, raporton BBC.

Pas shuarjes së zjarrit, statuja dukej se mbeti pjesërisht e paprekur, por disa struktura tempulli u shkatërruan.

Statuja u ndërtua në vitin 1998 si një kopje e një origjinali që mendohet të ketë datuar rreth vitit 425 pas Krishtit. Statuja origjinale u dëmtua gjatë Revolucionit Kulturor të Kinës.

Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe po hetohet për zjarrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria moldave do të dëbojë 45 diplomatë rusë gjatë muajit…