
Përfshihet nga zjarri tregu i plazhit në Durrës
29 qershor 2025
| 17:21
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pak më parë në zonën e plazhit në Durrës, pranë tregut lokal.
Bëhet e ditur se zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga pallatet dhe hotelet përreth.