Përfshirja e amerikanëve në dialog, e domosdoshme

30 korrik 2020 | 21:16

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se përfshirja e amerikanëve në dialogun Kosovë – Serbi është e domosdoshme.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se përfshirja e amerikanëve në dialogun Kosovë – Serbi është e domosdoshme. Ai ka shtuar se asnjë marrëveshje në Ballkan nuk është arritur pa amerikanët.

“Përfshirja e amerikanëve është e domosdoshme në dialog. Nuk ka marrëveshje në Ballkan që është arritur pa përfshirjen e amerikanëve, e sidomos tash në raportin Kosovë – Serbi. Roli i amerikanëve është kyç. Ata janë edhe në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Ata mund të na japin mbështetje në OKB”, ka thënë Hoxhaj në RTK.

I pyetur se a mund të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, Hoxhaj ka thënë se nuk mund të ndodhë me një takim që e kanë palët, Skender Hyseni me Lajçakun dhe Avdullah Hoti me Aleksandar Vuçiqin. “Nuk mund të ndodhë me një takim që e kanë palët, Hyseni me Lajçakun dhe Hoti me Vuçiqin. Kjo ndodhë nëse partnerët tanë, BE-ja dhe ShBA-ja, kanë vëmendje të merren me këtë çështje. Vëmendja matet nëse ka një datë, një temë, një përpjekje për një marrëveshje finale. Aktualisht kjo nuk është në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të…