Përfundoi hetimi për aksidentin tragjik ku humbi jetën Sala

13 mars 2020 | 17:20

Pas afro 14 muaj nga vdekja tragjike e futbollist Emiliano Sala autoritetet kanë një përgjigje zyrtare se nga çka u shkaktua aksidenti.

Në një hetim të detajuar është bërë analizimi i çdo të dhëne të gjetur nën fundin e detit. Sipas raportit zyrtar aksidenti u shkaktua nga pakujdesia dhe mosinformimi i pilotit që shoqëronte Sala.

Në të shkruhet se: “Aftësia e pilotit për të kontrolluar aeroplanin ndoshta ishte e dëmtuar nga efektet e helmimit me CO, por ai duket se kishte një nivel funksioni në një fazë të vonë të fluturimit”.

Një faktor tjetër negative ka qenë edhe mungesa e eksperiencës së pilotit për të tilla udhëtime. “Mungesa e trajnimit të pilotit gjatë fluturimit të natës dhe praktika e fundit në fluturimin e instrumenteve ka të ngjarë të ketë rritur rrezikun e humbjes së kontrollit. Nuk ishte e mundur të përcaktohej sasia në të cilën secili faktor kontribuoi në ngjarje, por ka të ngjarë që humbja e kontrollit të bëhej dukshëm më shumë e mundshme nga probabiliteti që ndikohej nga helmimi me CO.”, shkruan raporti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të premten me…