Përfundoi me sukses festivali i vjeljes së rrushit Hardh Fest 2025

08 shtator 2025 | 14:53

Për tre ditë dhe netë të paharrueshme u mbajt Festivali i vjeljes së rrushit Hardh Fest 2025, duke bashkuar nën ritet e traditës dhe tingujve të muzikës, vreshtarët, prodhuesit e verës dhe rakisë, bujqit, artistët, krijuesit e rinj dhe vizitorët nga mbarë Kosova, rajoni e bota.

“Hardh Fest për tre netë radhazi u bë adresë për mijëra vizitorë nga Kosova dhe jo vetëm. Shijuan produktet vendore dhe krijuan kujtime të paharrueshme. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj feste të bukur! Ju presim sërish në Hardh Fest 2026, për të vazhduar këtë traditë të mrekullueshme së bashku!”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U19 ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë…