Përfundoi miqësorja Drenica-Gjilan

19 janar 2021 | 17:09

Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër miqësore në qytetin bregdetar të Durrësit

Skuadrat e Superligës së Kosovës, Drenica dhe Gjilani janë ballafaquar mes vete. Sfida u mbyll në të mirë të “kuqebardhëve” të cilët triumfuan me rezultatin 1-3.

Golat për skuadrën e Bylbyl Sokolit i realizuan Darko Nikaq dy herë dhe mesfushori Qëndrim Dautaj.

Kurse golin e vetëm për Drenicën e shënoi prurja e re, Dardan Rogova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian dhe burri prej gjashtë vjetësh Kanye West duket…