
Përfundoi pjesa e parë e finales Manchester City – Chelsea (Video)
29 maj 2021
| 21:50
Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve në mes Manchester Cityt dhe Chelseat është mbyllur me rezultat 0-1.
Të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi, derisa Chelsea ishte ajo që shënoi gol në ketë pjesëlojë. Në minutën e 42-të, Kai Havertz e shfrytëzoi një lëshim të mbrojtës së Cityt dhe arriti të realizon për 0-1.
Duhet cekur se skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City për një nuancë ishte skuadër dominuese, por Chelsea ishte ajo që arriti të shënoi gol. Pjesa e dytë pritet të jetë edhe me interesante.
Mbrojtësi Thiago Silva pak minuta pa përfunduar pjesa e parë e lëshoi fushën përshkak të lëndimit, derisa në vend të tij është inkuadruar Andreas Christensen.
/Epoka e re/