
Përfundoi pjesa e parë e miqësores Kosova – Lituania
24 mars 2021
| 21:32
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e mbylli me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Lituanisë (1-0).
Në minutën e 27-të, Arbër Zeneli shënoi një gol të bukur për epërsinë e “dardanëve”. Kosova pati edhe dy raste tjera të mira shënimi, por Milot Rashica u tregua i paaftë, derisa gjuajtjen e Vedat Muriqit e ndali portieri mysafirë. Edhe Lituania e pati një mundësi të mirë shënimi në fund të pjesës së parë, por nuk arriti që ta shfrytëzojë.
/Epoka e re/