
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Jordani
10 nëntor 2021
| 18:54
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po humb pas pjesës së parë nga Jordania (0-1), në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në minutën e 18-të, Faisal shënoi nga largësia i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtësit Betim Fazlij. Kosova u mundu të rikthehet në lojë, por disa raste nuk u shfrytëzuan dhe në pjesën e dytë pritet reagimi i futbollistëve “dardanë”, raporton “Epoka e re”.
https://twitter.com/i/status/1458490960904658946