Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Spanjë – Kosovë

31 mars 2021 | 21:32

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas pjesës së parë është duke e humbur ndeshjen kundër Spanjës me rezultat 2-0, e cila po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katari 2022”.

“Dardanët” janë mbajtur për 34 minuta në ndeshje që po zhvillohet në Sevilla, kurse edhe shënuan spanjollët golin e parë. Daniel Olmo realizoi pas një pasimi të Jordi Albas për 1-0, derisa dy minuta më vonë realizoi Ferran Torres për 2-0.

Duhet cekur se Kosova tri ditë me parë e humbi ndeshjen e parë kualifikuese nga Suedia (0-3).

https://streamable.com/kl0yso

 

https://streamable.com/3nxn0s

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Kosovës, e…