
Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi
28 shkurt 2022
| 17:50
Ukraina dhe Rusia kanë përfunduar bisedimet për paqe dhe tani do të rikthehen në kryeqytetet respektive për konsultime tjera para rundit të dytë të negociatave, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar agjencinë Belta.
Disa media tjera kanë cituar zyrtarë rusë të kenë thënë se takimet e reja do të zhvillohen në ditët në vijim.
Ukraina ka thënë se dëshiron armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, derisa Kremlini ka thënë se nuk do ta bëjë publik qëndrimin e tij.
Negociatorët rusë kanë përmendur arritjen e një marrëveshjeje që është në interesin e të dyja palëve. /Rel/