
Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës
14 qershor 2020
| 17:49
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani është duke fituar me rezultat 0-2 ndaj Ferizaj. Golat për skuadrën e Gentian Mezanit i shënuan Gerhard Progni dhe Darko Nikaq.
Në ndeshjen tjetër në Mitrovicë, Drita është duke fituar me rezultat 0-1 ndaj Trepçës ’89. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani, pas një ndërprerje.
(V.Z / Epoka e re)