Përfundon ‘3×3 Central Park Edition’ mes spektaklit dhe adrenalinës

11 gusht 2025 | 14:04

Më 9-10 gusht 2025, në Central Park u zhvillua “3×3 Central Park Edition”, një event që solli basketbollin  3×3  dhe energjinë e tij tek të rinjtë dhe komuniteti.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kishte nderin të ishte bashkëorganizatore e kësaj ngjarjeje që mblodhi dashamirës dhe lojtarë të talentuar. Në gjysmëfinale, Undrafted mposhti Prishtinën, ndërsa 0402 fitoi ndaj Swish, duke siguruar vendet në finale.

Në finale, Undrafted doli fitues ndaj 0402 me rezultat 16:13, duke ofruar një spektakël të vërtetë basketbolli. Garat ishin të ashpra dhe plot adrenalinë, duke sjellë emocione në çdo ndeshje. Gjithashtu, u zhvillua gara e 3-pointshit, ku Elliot Peci fitoi vendin e parë. Faleminderit të gjithë organizatorëve, sponsorëve dhe komunitetit që e bënë këtë ngjarje të paharrueshme të mundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka…