
Përfundon afati i rregullt kalimtar i verës
Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar i verës në hendbollin kosovar. Disa lojtarë kanë vendosur për skuadrat e reja e shumë të tjerë kanë kërkuar status të lirë dhe kështu të fitojnë të drejtën që ndërkohë të vendosin për klubin e ri.
Te hendbollistët më së shumti kërkesa ka bërë Vëllaznimi i Gjakovës, që kthehet në Superligë. Kjo skuadër ka paraqitur kërkesë për të kthyer ish-lojtarë të saj që ishin te Trepça, Rahoveci e Prishtina. Te hendbollistët janë nëntë kërkesa gjithsej, ndërsa te hendbollistet po ashtu nëntë.
Ndërkohë janë plot 23 kërkesa për status të lirë të lojtarëve.
Për të gjitha kërkesat do të vendosë Komisioni për Regjistrim. Lojtarët mund të ndryshojnë mjedis deri më 15 tetor. Pos lojtarëve me status të lirë mund të lëvizin edhe lojtarët me fletëlëshim të klubit.
Konkurrenca e meshkujve:
Emri dhe Mbiemri | Nga Klubi | Në Klubin |
Arber Neziri | KH Trepça | KH Vëllaznimi |
Florian Rexha | KH Rahoveci | KH Vëllaznimi |
Ardi Halili | KH Trepça | KH Vëllaznimi |
Erris Brahushi | KH Trepça | KH Vëllaznimi |
Luigj Kolaj | KH Trepça | KH Vëllaznimi |
Menot Pozhegu | KH Prishtina | KH Vëllaznimi |
Çlirim Rama | KH Rahoveci | KH Vëllaznimi |
Alban Haziri | KH Rahoveci | KH Kastrioti |
Olti Hoti | KH Prizreni | KH Istogu |
Konkurrenca e femrave:
Emri Mbiemri | Nga Klubi | Në Klubin |
Selvije Mullakadria | KHF Besa | KHF Ferizaj |
Agnesa Hysa | KHF Vushtrria | KHF Ferizaj |
Learta Gashi | KHF Besa | KHF Tereza |
Orgesa Gola | KHF Shqiponja | KHF Tereza |
Schakira Robert Reinoso | Club Deportivo Escolapios | KHF Samadrexha |
Blenarda Bytyqi | KHF Samadrexha | KHF Istogu |
Gentiana Gashi | KHF Besa | KHF Shqiponja |
Ema Daija | KHF Vëllaznimi | KHF Shqiponja |
Albulena Tërbunja | KHF KEK-u | KHF Prishtina |
Statusi i lirë:
Emri dhe Mbiemri | Klubi |
Mursel Mehmeti | KH Besa Famgas |
Perparim Kuqi | KH Besa Famgas |
Aurel Balaj | KH Besa Famgas |
Deniz Terziqi | KH Kastrioti |
Vlerson Zherka | KH Kastrioti |
Lulzim Shabani | KH Kastrioti |
Ylli Visoka | KH Prishtina |
Rifat Visoka | KH Llapi |
Jeton Bislimi | KH Rahoveci |
Flakrim Beqiraj | KH Vushtrria |
Rron Ramadani | KH Kastrioti |
Hamdi Salihu | KH Kastrioti |
Ardrin Dobraj | KH Deçani |
Albios Beqiraj | KH Istogu |
Behar Terziqi | KH Vushtrria |
Albina Pllana | KHF Prishtina |
Mirjeta Dinolli | KHF Samadrexha |
Shkurte Dinolli | KHF Vushtrria |
Marigona Dinolli | KHF Samadrexha |
Dorentina Qufaj | KHF Tereza |
Adelina Berisha | KHF Besa |
Nikelina Franca | KHF Kastrioti |
Eduarta Kurteshi | KHF Tereza |