
Përfundon edicioni për Met Millakun
Ka përfunduar edicioni futbollistik për anëtarin e Dukagjinit të Klinës, Met Millaku.
Ky i fundit është lënduar në ndeshjen e Kupës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:
???? ???? ???????? ???!
??? ??????? ??????̈ ??????ℎ? ???????????, ?ℎ???? ? ???????? ?? ????ℎ??̈? ???? ????????.
Mesfushori gjatë ndeshjes në Kupën e Kosovës të luajtur të shtunën e ka këputur ligamentin kryqëzor ACL të këmbës dhe i duhet t’i nënshtrohet operacionit. Meti deri ne ato momente ishte duke e zhvilluar një ndeshje fantastike, por fatkeqësisht gjatë një dueli ai lëndohet rëndë dhe pritet të mungojë rreth gjashtë muaj. Duke e njohur dashurinë e tij për fanellën bardhegjelbërt dhe forma e lartë e treguar ne fazën përgatitore, pritet të jetë mungesë e madhe për klubin tonë gjatë këtij sezoni pranveror.
Met rikthehu shpejtë, “18 Qershori”, të pret!