
Përfundon Evropiani në Prishtinë, Italia kampione
11 gusht 2025
| 11:15
Me ndeshjet e së dielës ka përfunduar Kampionati Evropian U17 (B) për hendbolliste, që për gjashtë ditë u mbajt në Prishtinë.
Pas një gare shumë interesante, me pjesëmarrjen e tetë ekipeve kombëtare, kampione u shpall Italia. Medaljet e argjendta u takuan hendbollisteve të Finlandës, ndërsa të bronztat atyre të Ukrainës.
Organizimi i Evropianit është vlerësuar lartë nga përgjegjësit e EHF-së.
Federata jonë tashmë ka bërë përvojë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, kurse për pritjen e ngrohtë është çmuar nga të gjitha delegacionet.