Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Skenderaj

12 gusht 2018 | 15:59

Në Komunën e Skenderajt ka përfunduar me sukses fushata e korrje-shirjeve me një sipërfaqe prej 6 300 hektarë grurë, 2.000 hektarë elb dhe 650 hektarë tërshërë.

Sipas raportit të Komisionit për korrje-shirje i përbërë nga pesë anëtarë, në procesin e korrjes së drithërave sivjet kanë qenë të angazhuara 110 autokombajna.

Siç është thënë në këtë raport, përkundër disa problemeve të vogla, fushata e korrje-shirjeve është realizuar ashtu siç është hartuar dhe planifikuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Skenderajt.

“Vlen të përmendet se çmimi për një hektar i rekomanduar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës (MBPZhR), është respektuar nga kombajnerët, dhe ka qenë 100 euro për hektar. Në bazë të të dhënave nga terreni dhe analizave tona në teren, rendimenti mesatar në këtë vit ka qenë: grurë 3 500 kg për hektar, elb, 2 mijë kg për hektar dhe tërshërë 1 700 kg për hektar”, është thënë në raportin e Komisionit komunal.

Në këtë raport përmenden edhe faktorët që kanë ndikuar që fushata e korrje-shirjeve të përmbyllet suksesshëm, duke përfshirë edhe praninë e një numri të madh të autokombajnave të Komunës së Skenderajt të mbështetura edhe nga autokombajnat nga komunat tjera, si dhe puna e komisionit në terren.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshja shqiptare e skuadrës së Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran…